Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë relieveve malore në veri të vendit vranësirat do ë pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug fiton shpejtësi deri në 8m/sek.
Valëzimi në dete pritet të jetë jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 13 deri 30°C
në zonat e ulëta 10 deri 33°C
në zonat bregdetare 14 deri 31°C