Vijojnë sulmet në Odessa, të paktën 21 të vdekur mes tyre 7 fëmijë

Të paktën 21 persona u vranë sot nga sulmet e forcave ajrore ruse, gjatë natës, në Odessa, në jug të Ukrainës.

Sipas komandës ushtarake ukrainase të frontit jugor, rusët qëlluan me raketa Kh-22 në një ndërtesë apartamentesh dhe objekte turistike.

Raporti i fundit, i postuar në Telegram nga shërbimet e shpëtimit, bën fjalë për 16 të vdekur dhe 38 të plagosur (përfshirë 6 fëmijë) në ndërtesën e banimit dhe 5 të vdekur, përfshirë një fëmijë, në objektin turistik.

Postimi shoqërohet me foto të një godine të dëmtuar.