Teksa lufta në Ukrainë po vijon në muajin e saj të katërt, sulmet ruse në disa prej qyteteve të Ukrainës po vijojnë me intensitet.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, të cilat vijojnë të publikojnë pamje nga sulmet mbi civilët në qytete të ndryshme.
Së fundmi pamjet kur një raketë ruse godet një supermarket në Kharkiv janë publikuar nga CorrieredellaSera.
Sipas raportimit, tre persona të sigurisë ishin të pranishëm në momentin e shpërthimit, por ata nuk u lënduan pasi ndodheshin në një pjesë tjetër të dyqanit.