Vihet në prangat e policisë Klisman Çuni

Policia ka bënë në pranga shtetasin Klisman Çuni.

Burimet bëjnë me dije se Çuni ka qënë në kërkim për plagosjen e Gzim Derzajt në Theth, në datën 21 shtator të vitit 2021.

Gjykata e Shkodrës ka dhënë arrest me burg për Klisman Çunin që pas zbardhjes së rrethanave të ngjarjes së ndodhur në Theth. Ndrezaj mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri më 26 shtator të këtij viti.

Ndrezaj punonte si murator, ndërsa konflikti mes autorit dhe të plagosurit raportohet të ketë ndodhur për prishje pazari. Ndaj Çunit, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje e armëmbajtje pa leje”. /albeu.com/


Shtuar 6.12.2021 20:53