Aksident në Tiranë, makina “hedh në erë” këmbësorin dhe arratiset

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një makinë me shofer të paidentifikuar ende ka aksidentuar një këmbësor dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Burimet bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B. P, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak.

Me datë 06.12.2021, rreth orës 20:00, në rrugën “Siri Kodra”, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. P., 41 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B. P, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 6.12.2021 21:06