Kryeministri Edi Rama është shprehur se banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26-nëntorit po rindërtohen me shpejtësi dhe pak nga pak familjet po rikthehen atje.
Komentet Rama i ka bërë përmes një njoftimi në Facebook, të cilin e ka shoqëruar edhe me një video nga Thumana.
“Pak nga pak po ndizen dritat e banesave të familjeve që po rikthehen në Thumanën e Rilindur, ku vigjëlon ulliri i jetës dhe i paqes nga maja e çisternës së vjetër të ujit, e cila është kthyer në një përkujtimore të viktimave të tragjedisë së 26 nëntorit dhe të rilindjes së qytezës së masakruar nga tërmeti”, ka shkruar Rama./albeu.com/