Posta shqiptare ka reaguar pas skandalit për rastin e Peshkopisë, ku një punonjës kishte vjedhur fondin e pensioneve dhe kishte shkuar me pushime në Dubai.
Reagimi erdhi përmes një deklarate të Postës Shqiptare.
Deklaratë për Shtyp nga posta Shqiptare:
Vidhte pensionet dhe bënte pushime në Dubai, posta reagon për rastin e Peshkopisë: Kemi kallëzuar dhe pezulluar punonjësin
Reagim mbi lajmin e bërë publik në media sa i takon shpërdorimit të fondit të shpërndarjes së pensioneve në degën e Postës Shqiptare në Peshkopi.
Posta Shqiptare ka ndjekur hap pas hapi të gjithë situatën e krijuar dhe bën me dije se pas raportimit të ankesave nga ana e qytetarëve sa i takon shpërndarjes së pensioneve në Peshkopi (Zyra Postare Kastriot), ka marrë masat e menjëhershme dukepezulluar nga detyra dhe njëkohësisht kallëzuar penalisht në datën 2 (dy) Qershor punonjësin e kësaj dege (Zyra Qendër Komune e Fshat Fundor), Gazmir Hasi, për shpërdorim detyre nga ana e tij lidhur me shpërndarjen e fondeve të pensionit.
Gjithashtu, Posta Shqiptare bën me dije se ka ngritur grupin e punësi cili po auditon të gjithë praktikën e këtij procesi si dhe janë marrë menjëherë masat e nevojshme për nisjen e shpërndarjes së pensioneve tek qytetarët për muajin Maj 2022,proces ky i cili po vijon normalisht në këto momente.
Në të njëjtën kohë, Posta Shqiptare krahas vlerësimit të dëmit të krijuar nga ky shpërdorim fondi, po vijon me inspektimin e të gjithë praktikës së ndjekur nga kjo degëpër rastin, duke vlerësuar edhe përgjegjësinë e menaxhimit financiar nga ana e Degës Dibër.
Sa më sipër,Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare Sh.a., ka vendosur masën për pezullimin nga detyra të kryetarit të DegësDibër, Ilir Vranici, deri në monentin e zbardhjes së plotë të kësaj ngjarjeje.
Posta Shqiptare i shpreh keqardhjen e sinqertë të gjithë pensionistëve të dëmtuar nga punonjësi i kësaj dege, si dhe mbetet gjithnjë e angazhuar në shërbim të qytetarëve duke i ftuar ata që të raportojnë çdo problematikë apo rast abuzimi nga punonjës të papërgjegjshëm.
Sikurse, falenderon median për ndjeshmërinë e saj publike dhe denoncimin e abuzuesve,duke e vlerësuar partneritetin me të dhe kontributin e saj në misionin tonë publik për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari dhe biznesi nën moton tonë./albeu.com/