Në Teqenë e Madhe në Gjakovë është vjedhur një shumë marramendëse e parave, ku vlera e saj dyshohet të jetë 200 mijë euro.
Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për “Express”.
”Nga ankuesi është deklaruar se është vjedhur një shumë e madhe e parave. Shuma ende nuk dihet saktësisht për shkak se jemi ende në fazën fillestare”, tha Elezaj.
Elezaj shtoi se rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”. /albeu.com