VIDEOLAJM/ Sara Mile mbërrin me truprojë në Kuvend mes vezëve dhe thirrjeve: “Deputete e krimit!”

Në kuadër të protestës kundër klasës politike, aktivistët dhe protestuesit u vendosën përgjatë rrugës pedonale që të çon në godinën e Kuvendit, ku pritën mbërritjen e deputetëve.

Perimetri përreth Parlamentit ishte izoluar nga policia me gardhe metalike. Situata u shoqërua me tensione, ndërsa drejt automjeteve dhe deputetëve të Partisë Socialiste u hodhën vezë.

Të lidhura

None found

Pamjet e publikuara tregojnë deputeten socialiste Sara Mila duke ecur e shoqëruar nga një truprojë, e cila u përpoq ta mbronte nga vezët e hedhura në drejtim të saj.

Gjatë kalimit të deputetes, aktivistët dhe protestuesit lëshuan akuza dhe thirrje ndaj saj, duke e quajtur “deputete të krimit”.

Vezë u hodhën gjithashtu edhe ndaj makinave të disa ministrave dhe përfaqësuesve të mazhorancës. Ndërkohë, zona përpara Kuvendit vazhdon të mbahet nën masa të përforcuara sigurie.


Shtuar 23.07.2026 11:54

matbetmatbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişkingroyalgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibom