VIDEOLAJM/ Publikohen për herë të parë pamje nga rrënojat e Titanikut pas mbytjes

Një video e rrallë me pamjet e Titanic është publikuar për herë të parë më 15 shkurt  nga Instituti Oqeanografik Woods Hole.

Ekspedita u drejtua nga Robert Ballard, i pari që arriti të kapte anijen e famshme oqeanike 2.4 milje nën sipërfaqen e detit.

Anija e lundrimit u mbyt në Oqeanin Atlantik në udhëtimin e saj të parë nga Anglia në Nju Jork, në prill 1912. Ajo u përplas me një ajsberg dhe u fundos, duke vrarë rreth 1500 njerëz.

Një ekip nga Instituti Oqeanografik Woods Hole me qendër në Massachusetts, në partneritet me organizatën franceze të eksplorimit oqeanografik zbuluan vendin e fundit ku ndodhej anija 3 780 metra duke përdorur një kamerë nënujore.

Nëntë muaj më vonë, ekipi u kthye në vend me zhytësin e famshëm kërkimor dhe tre ekspertë të tjerë të cilët morën imazhe ikonike të brendësisë së anijes.

“Më shumë se një shekull pas humbjes së Titanikut, historitë njerëzore të mishëruara në anijen e madhe vazhdojnë të jenë të gjalla”, tha në një deklaratë eksploruesi i oqeanit dhe regjisori James Cameron.

“Si shumë të tjerë, unë u trondita kur Alvin dhe Jason Jr. u futën brenda rrënojave. Duke publikuar këtë pamje, instituti  po ndihmon të tregohet një pjesë e rëndësishme e një historie që përfshin breza dhe rrethon globin.”

Imazhet publikohen pasi shënohen25 vite nga publikimi i filmit të famshëm Titanik që rrëfeu historitë e anijes së famshme./Albeu.com/


Shtuar 15.02.2023 19:18