VIDEO/ Zbardhen detaje nga arrestimi i 49-vjeçarit Ylli Zalla, publikohen pamjet kur vihet në pranga, ja ku ishte fshehur!

Ylli Zalla 49-vjeç, një prej personave më të kërkuar nga Policia është arrestuar pas një operacioni të zhvilluar nga Policia dhe forcat speciale RENEA në zonën e Fushë-Krujës.

Sipas informacioneve të gazetares Xhensila Kodra, Zalla ishte fshehur në një banesë tjetër, në afërsi të shtëpisë së tij në fshatin Zallë të Fushë-Krujës. Në momentin e arrestimit, ai ka qenë i armatosur me një kallashnikov dhe fishekë.

Ndërkohë ministri i Brendshëm ka publikuar edhe pamjet e arrestimit të tij.

Arrestimi i tij vjen pas disa operacioneve të zhvilluara gjatë muajve të fundit për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ylli Zalla ishte shpallur në kërkim që prej nëntorit 2025, pas zbulimit të një arsenali armësh në ambiente të lidhura me të, gjatë hetimeve të zhvilluara pas atentatit në Rinas, ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Në muajt pasues, autoritetet kanë zhvilluar disa kontrolle dhe operacione për kapjen e tij. Në një prej tyre, policia gjeti një tjetër arsenal armësh, ndërsa Zalla arriti t’u shpëtonte forcave të rendit.

Në operacionin e qershorit, në banesën e tij u gjetën gjithashtu municione dhe pajisje të tjera, ndërsa u arrestua një 55-vjeçar.

 


Shtuar 17.08.2026 10:47

holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomonwin giriş