Pak ditë më parë, Rene Reffo, vajza e aktores Julia Iliriani, ka nxjerrë një mesazh të Kozakut, që i dërgon një emoji me sy me zemra, duke i bërë thirrje Denisës, gruas së Kozakut dhe nënës së djalit të tij.
“O Denisa ç’janë këto penallti që të bëjnë ty pas krahëve moj”, shprehet Rene disi tendencioze.
Denisa edhe pse nuk ishte përgjigjur drejtpërdrejt, me një foto të postuar në Instagram, duket se i ktheu përgjigje Renes.
Por ditën e sotme ka vendosur që t’i kthejë përgjigje përmes një videoje të gjitha mesazheve që i kanë dërguar lidhur me veprimin e Kozakut.
Ajo e cilëson veprim të ulët publikimin e mesazhit nga ana e Renes dhe thotë se nuk ka vend për xhelozi.
/albeu.com