VIDEO/ “Të huajt u shashtisën”- Braçe: Radhët e gjata për të marrë autobusin, duhet sistem krejt tjetër, politika e mirë por zbatimi është skandaloz e poshtërues!

Në reagimin e tij në rrjete sociale, deputeti socialist, Erion Braçe, i cili ka shprehur edhe ambicien për të kandiduar për bashkinë e Tiranës, ka ndarë një video nga një stacion transporti publik, ku qytetarë të shumtë presin për të marrë autobusin.

Videoja është bërë në vendin e quajtur Stacioni i Trenit, ku shihet një radhë e gjatë e qytetarëve që presin për të marrë autobusin.

Të lidhura

None found

Deputeti socialist kritikon situatën e transportit dhe menaxhimin e shërbimeve në kryeqytet. Ai thekson se, pavarësisht se politika duket e mirë, zbatimi në praktikë është skandaloz dhe i papërshtatshëm për qytetarët.

Braçe vë në dukje edhe mungesën e ujit dhe mbingarkesën në shërbime, duke kërkuar një sistem krejt tjetër.

Reagimi i plotë:

L I V E: TEK STACIONI I TRENIT, RRADHA STËRZGJATË JO PËR TRENIN, PËR AUTOBUSIN – SHIHENI!

Këta të huajt para meje u shastisën; gjermanë këta, ju dukemi si vetja në radhë, të disiplinuar, por këta s’kanë radhë!

NUK DI POR POLITIKA ËSHTË SHUMË E MIRË, ZBATIMI ËSHTË SKANDALOZ, TA THEM SI E MENDOJ – POSHTËRUES!

“He Erion, e shikon?” – është fiks shpulla e merituar surratit!

Uji që këtu nuk është NUK MJAFTON!

DUHET SISTEM KREJT TJETËR!

 


Shtuar 29.04.2026 11:22