Një bazë me armatime të rënda është zbuluar ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ndërsa nga pamjet e siguruara shfaqen kallashnikovë, snajper, fishekë të llojeve të ndryshme dhe mjete të tjera që besohet se do të përdoreshin për veprimtari kriminale.
Në mesin e sendeve të sekuestruara nga baza në Babicë, shfaqen edhe disa çelësa automjetesh, maska, celularë dhe targa të ndryshme.
Po ashtu brenda bazës janë gjetur edhe mina me telekomandë, si edhe sasi të konsiderueshme parash.
Në një konferencë për shtyp, Drejtuesi i DVP Vlorë, Ermal Mucaj tha se u arrestua një person. Luçiano Deraj ruante bazën e armatimeve dhe dyshohet se është anëtar i një grupi kriminal./albeu.com