VIDEO/ Si një lojë Counter Strike, momenti kur blindat ukrainas sulmojnë pozicionet ruse

Forcvat ukrainase kanë nisur kundërofensivën e madhe të tyre për të çliruar zonat e pushtuara nga rusët.

Pas marrjes së tankeve, blindave dhe raketave nga shtetet e NATO-s, ukrainasit kanë gati më shumë se 35 batalione tashmë, të cilat do të përdoren në të gjithë frontin me qëllim dhënien e goditjes finale ndaj forcave ruse.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se kundërofensiva ka nisur me disa sulme sporadike, me qëllimin parësor për të testuar linjat e mbrojtjes së armikut.

Në një video të shpërndarë nga vetë ukrainasit në rrjetet sociale, duket momenti kur tre blinda të mbushur me ushtarë sulmojnë një pozicion të rusëve në rajonin e Zaporizhias.

Beteja është e ashpër dhe i ngjan një loje Counter Strike edhe për shkak të faktit se tashmë dronët kanë ndryshuar luftrat duke i dhënë komandantëve të dhëna në kohë reale mbi ecurinë e betejës. /albeu.com

 


Shtuar 10.06.2023 16:04