VIDEO shokuese, momenti kur policia franceze rrëzon pa ndjenja një protestues

Skenat e kaosit absolut po ndodhin çdo ditë në rrugët e qyteteve kryesore franceze, teksa qindra mijëra protestues protestojnë kundër projektligjit të pensioneve dhe vendimit të Emmanuel Macron për ta ratifikuar atë me dekret presidencial.

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë, veçanërisht në Paris, janëgati të dalin jashtë kontrollit, me dhjetëra të plagosur nga të dyja palët dhe prona të djegura çdo ditë.

Reuters postoi video në rrjetet sociale të momentit kur policia rrëzon një burrë pa ndjenja, i cili bie në trotuar i mbuluar me gjak.

Shikoni videon tronditëse (Kujdes! Pamje të rënda):


Shtuar 29.03.2023 17:00