Një nënë dhe foshnja e saj një-vjeçare janë zhdukur dhe është rritur mundësia se mund të kenë vdekur, pasi një urë me mbi 100 kalimtarë rasti është shembur në Brazil.
Shembja e urës ndodhi derisa pjesëmarrës të shumtë që kishin shkuar për të marrë pjesë në karnavalet e Brazilit, po kalonin në urën mbi lumin Mampituba.
Momenti i shembjes së saj është kapur nga një grup i kalimtarëve të rastit, ku shihen se kabllot e çelikta fillimisht këputen dhe më pas shembet e gjithë ura.
Që të gjithë personat që ishin në urë, kanë përfunduar në lumë, ndërsa një nënë dhe foshnja e saj akoma po konsiderohen si të zhdukura. Sipas ekipeve të shpëtimit dyshohet se kanë vdekur, por akoma nuk janë gjetur trupat e tyre./Albeu.com/