Brazili përfshihet nga vala e të nxehtit, temperaturat arrijnë 52 gradë C

Një valë e të nxehtit ka përfshirë Brazilin dhe në rreth 3000 qytete është ngritur alarmi.

BBC shkruan se në Rio de Janeiro temperaturat kanë arritur në 52.5 gradë C.

Më shumë se njëqind milionë njerëz janë prekur nga i nxehti, i cili pritet të zgjasë të paktën deri të premten.

Zyrtarët ia atribuojnë atë fenomenit El Niño dhe ndryshimeve klimatike.

Në qytetin e San Paulos temperatrurat arritën në 37.3 gradë C, njoftoi Instituti Kombëtar i Meteorologjisë (Inmet).

“Jam i lodhur, është e vështirë,” tha Riquelme da Silva, 22 vjeç, për agjencinë e lajmeve AFP.

“Kur kthehem në shtëpi më duhet patjetër të bësh dush me ujë të ftohtë, përndryshe nuk mund të ngrihem dot se jam shumë i lodhur, madje është e vështirë të fle”.

Dora, një shitës ambulante 60-vjeçare, e përshkroi vapën si “të padurueshme” për ata që punonin jashtë.

Hulumtimi i Inmet i publikuar javën e kaluar tregoi se temperatura mesatare në vend kishte qenë mbi mesataren historike nga korriku deri në tetor.

Moti ekstrem po bëhet më i shpeshtë dhe më intensiv në shumë vende të botës për shkak të ndryshimeve klimatike.

Sipas shkencëtarëve, valët e të nxehtit po bëhen më të gjata dhe më intensive në shumë vende dhe kjo pritet të vazhdojë ndërkohë që njerëzit vazhdojnë të lëshojnë gazra serë që ngrohin planetin.

Ndërkohë, Toka është aktualisht në një fazë moti El Niño, kohë gjatë së cilës temperaturat globale zakonisht rriten./Albeu.com

 


Shtuar 15.11.2023 07:51