VIDEO/ Redoni publikon këngën e re “Goca nga Tirana”, a është dedikim për Eglin?

Këngëtari i njohur shqiptar, Redon Berani, ka publikuar të dielën, këngën e tij më të re, të titulluar “Gocë nga Tirana”. Ky projekt është një version i rikthyer i këngës që u interpretua nga Ermal Fejzullahu vitet e shkuara.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Redoni, me beat nga Robert Berani dhe producim nga Berani Music. Videoklipi i këngës u realizua në Tiranë.

Përveç muzikës, Redoni ka tërhequr vëmendjen kohët e fundit me paraqitjen e tij në edicionin e katërt të Big Brother VIP, ku hyri së bashku me nënën e tij, Gilin, si një banorë i vetëm, por qëndruan vetëm një javë në garë.

Kjo këngë na bën të dyshojmë nëse është një dedikim apo i insipiruar nga një prej banoreve të “Big Brother”, Egli Tako, me të cilën ka qenë shumë i afërt gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, si dhe jashtë ka nënkuptuar një pëlqim për të.

 


Shtuar 3.03.2025 12:26

Tags: , ,