Partia Socialiste pritet të nisë mbrëmjen e kësaj të marte fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ndërkaq pak para çeljes së fushatës, kryeministri, Edi Rama, duket se ka zbuluar edhe këngën e fushatës përmes një videoje që ka ndarë me ndjekësit në Facebook dhe Instagram.
Ai ka publikuar një video ku në sfond dëgjohet një këngë tallava. Krahas videos kryeministri pyet ndjekësit nëse e pëleqejnë ose jo këngën në sfond për fushatë.
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.
“Paj Zotin nigjojeni içik kët kongën që m’çoi i fans. A e keni idenë e kujt o se kushedi ju pëlqe për kong fushate? Apo snuk?”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Çelja e fushatës së PS-së do të mbledhë sot në Tiranë të 61 kandidatët për kryetarë bashkie. Ata do të mbjellin 61 pemë në lulishten pranë Sheshit Skënderbej.
Javën e kaluar kryeministri bëri me dije se paratë e dy javëve të para të fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste do të përdoren për të mbjellë fidanë në bashkitë e Shipërisë.
Ai u dërgoi një letër të gjithë kryetarëve aktualë të bashkive në vend, përfshirë të vetmin opozitar në pushtetin vendor, kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia, ku i kërkon që të bashkëpunojnë për të përcaktuar vendin se ku do të mbillen pemët./albeu.com/