Rama kërkes SPAK: Mos i kërkoni hajdutët në oborrin e PS, e dinë gjithë shqiptarët ku ndodhen

Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish thirrje SPAK të vijojë arrestimet e të korruptuarve të mëdhenj.

Rama është shprehur se SPAK hajdutët nuk duhet t’i kërkojë në oborrin e Partisë Socialiste, pasi sipas tij të gjithë shqiptarët e dinë se ku ndodhen.

Rama shtoi se vetëm gjatë kohës së qeverisë së tij, Prokuroritë dhe Gjykatat po merren me të pushtetshmit.

“Duke qenë se është dita e sotme dhe duke qenë se SPAK s’do të ekzistonte po të mos ishte kjo parti. Unë i thash disa fjalë edhe për SPAK-un. Kjo parti meriton të di për diçka që nuk shkon. Ajo që nuk shkon dhe t gjithë e shohin, e komentojnë. Shumë njerëz ma thonë dhe flas për shumë njerëz, jashtë interesave të drejtpërdrejta dhe natyrisht kjo është e vërtetë. Dua ta ripërsëris edhe njëherë. Nuk do të merrem me këtë çështje më tutje. Do të vazhdoj të pres me durim që SPAK-u të hy më thellë në karterin e vullkanit, që nuk gjenden në oborrin e PS. E dinë e gjithë Shqipëria, parterët, i dinë edhe prokurorët e SPAK-ut. Duhen të forta, shumë të forta. Shpresojnë t’i kenë, gjunjë të forta. Të bëjnë detyrën historike që kanë ndaj Shqipërisë, shqiptarëve dhe reformës. Të godasin nga të gjitha anët, por të godasin lart. Ka kohë për të shkuar te arka me peshk dhe zgjerimi i dritareve pa leje. Ka shumë më përpara se sa burgu ku shkohet deri atje. Këtu rrotullohen të vdekurit nëpër varre nga plumbat në bulevard”, është shprehur Rama./albeu.com/