VIDEO/ Qëlloi 5-vjeçaren në qafë, dënohet me 50 vite burg 16-vjeçari

Një “gangster adoleshent”, i cili qëlloi në qafë një vajzë të vogël është dënuar me 50 vite burg.

16-vjeçari Noah Ney u dënua si i rritur për të shtënat e vitit 2022 pasi një gjykatë vendosi se ai dinte dallimin midis së drejtës dhe së gabuarës.

Në fakt, gjyqtarët besojnë se djali “nuk ka asnjë shans shërimi”.

Ney u burgos të hënën pasi dy muaj më parë ai ishte arratisur nga një qendër paraburgimi për të mitur ku kishte sulmuar stafin, kishte përmbytur qelinë e tij dhe kishte lyer muret me jashtëqitje. Ai u arrestua tre ditë më vonë.

Ndihmës prokurori i rrethit që rekomandoi burgosjen e 16-vjeçarit tha se ai ka të dhëna që tregojnë se çdo përpjekje e bërë për t’u marrë me sjelljen e tij delikuente ka dështuar.

Ndihmës prokurori Morgan Medders tha: Të gjitha përpjekjet për trajtimin e tij kanë dështuar sepse ai ka sulmuar personelin që ishte aty për ta ndihmuar.

Ney tashmë kishte një precedent penal që daton që nga vitet e shkollës së mesme, kur qëlloi një vajzë pesëvjeçare. Gjykata u tha se 16-vjeçari ishte anëtar i një bande të quajtur Hoover Crips.

5-vjeçarja ishte duke luajtur brenda shtëpisë së saj, kur një makinë e vjedhur  kaloi dhe Ney qëlloi drejt saj duke e goditur në qafë dhe në shpatull.

“Pesë vjeçarja u dërgua në spital për shkak të plagëve të marra dhe nëse plumbi do të kishte shkuar dy centimetra më tej ajo mund të kishte vdekur”.

Gjykata dëgjoi se të dy prindërit e Ney-t kanë precedentë penalë dhe babai i tij është burgosur disa herë. Nëna e Ney-t pranoi se djali i saj tregoi mizori si ndaj njerëzve ashtu edhe ndaj kafshëve, por deklaroi se fajëson veten për sjelljen e djalit të saj.

Halla e tij tha se ai ishte lënë pas dore gjatë gjithë jetës së tij, por gjykatës iu tha se sjellja e Ney ishte përkeqësuar kur ai jetonte me tezen dhe gjyshen e tij. Një fqinj ka dëshmuar se ka shkaktuar kaos në lagje, ka mbajtur armë dhe thika dhe shpesh herë ka kërcënuar fqinjët me to. Ney u dënua me 50 vjet burg pasi u deklarua fajtor për 12 akuza që përfshinin armë zjarri, drogë, banda, vjedhje dhe sulm./Albeu.com


Shtuar 26.10.2023 10:11