Sot policia e Shkodrës njoftoi arrestimin e një 37 vjeçari që kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Në pranga ra shtetasi Robert Staka, drejtues i portalit “Shkodra News”.
Pas arrestimit të 37 vjeçarit, në rrjete sociale po qarkullon një video e një dite më parë ku 37 vjeçari debaton me policët.
Babai i tij e kishte denoncuar për dhunë edhe pse kishte urdhër mbrojtje. Në video dëgjohen debate mes policëve, 37 vjeçarit, babait të 37 vjeçarit dhe një fqinji aty në lagje.
“Ske turp, rrah babën”, dëgjohet t’i thotë babai-37 vjeçarit ndër të tjera. Ndërsa edhe nga dokumentet e siguruara, rezulton se Angjelin Staka, babai i 37 vjeçarit është i pajisur me urdhër mbrotjeje nga gjykata.