VIDEO/ Në pranga për rrjedhjen e dokumenteve sekrete të SHBA, momenti i arrestimit të 21-vjeçarit

Pas disa ditësh tymnaje në lidhje me rrjedhjen e informacioneve sekrete të Pentagonit, ditën e sotme është kryer arrestimi i Jack Teixeira 21-vjeçari nga Massachusetts, i cili ishte pjesë e Gardës Ajrore të SHBA.

BBC ka nxjerrë pamjet nga arrestimi i të riut, ku duket i veshur me pantallona të shkurtra të kuqe dhe një T-shirt, i rrethuar nga ushtarë me uniformë dhe një automjet i blinduar i ushtrisë.

New York Times raportoi se 21-vjeçari punonte në divizionin e inteligjencës së Gardës Kombëtare, ndërsa zbulohet se ai ishte në një grup privat në internet të quajtur “Thug Shaker Central” ku kryesisht të rinj dhe adoleshentë bashkoheshin për të diskutuar mbi “armët dhe videolojërat” ndër të tjera.

Informacionet e zbuluara përfshijnë të dhëna mbi dobësitë e mundshme në mbrojtjen e Ukrainës, si dhe numrin e forcave speciale të Mbretërisë së Bashkuar që dyshohet se janë aktive në vend./Albeu.com/


Shtuar 13.04.2023 22:22