Altin Ndoci, i cili mbahet i izoluar në qendrën e paraburgimit në Durrës me urdhër të SPAK që prej vitit 2020, ka arritur t’i ikë sot nga duart Policisë së Burgjeve gjatë kohë që ishte shoqëruar për një ekzaminim shëndetësor në spitalin e Durrësit.
Në video shihet Altin Ndoci, i cili ka dalë nga spitali dhe po vrapon në ambientin e parkingut. Ndoci kalon traun ku dyshohet se e prisnin dy automjete, një prej të cilëve “Audi A7” me targë AB 700 RS. Autorët që ndihmuan në arratisjen spaktakolare të Ndocit planifikuan në detaje planit, në mënyrë që askush të mos dyshonte pasi modeli i makinës që u vodhën targat dhe makina që u përdor për arratisje është i njëjtë, “Audi A7”.
Ndërkohë efektivi i Burgjeve Fatjon Baci në video nuk duket aspak, pavarësisht se ka vrapuar pas tij për ta kapur, madje ka qëlluar dhe në tokë me armën e shërbimit për të trembur Ndocin.
Altin Ndoci së bashku me një tjetër të paraburgosur, u shoqërua drejt spitalit të Durrësit, konkretisht drejt reapartit të Infektivit pas shqetësimeve në veshka. Grupi i shoqërimit në total përbëhej nga 6 efektivë, 5 prej të cilëve kanë shoqëruar për në paraburgim të paraburgosurin tjetër dhe 2 kanë qëndruar për të ruajtur Ndocin.
Theksojmë se në repartin e Infektivit që ndodhet në goditë më vete nga spitali, ekzaminimet për personat e dënuar apo të paraburgosur, kryhen në katin e 3-të, supozuar me standarde të larta sigurie. Ndoci, i cili ka qenë pa pranga brenda një dhome sa një qeli, ka kërkuar të shkojë në tualet, që ndodhej ngjitur.
Sapo dera e hekurt është hapur, ai ka qëlluar në befasi dy efektivët që qëndronin tek dera dhe në atë çast ia ka mbathur vrapit drejt shkallëve për të dalë jashtë. Nga pas atij i është vënë efektivi Fatjon Baci, i cili është ka qëlluar me armën e shërbimit në tokë në ambientet e jashtme për ta trembur, por ai ia ka mbathur.


