Video me këngë “mafia” në zyrë, si e shkeli “me të dyja këmbët” kodin kryetarja e Gjykatës së Elbasanit (VIDEO)

“Nuk lejon që zyra e tij të përdoret për qëllime të tjera të ndryshme nga ato që lidhen me ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore…”

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka thyer nene të tëra të Kodit të Etikës me videot e publikuara në rrjetet sociale duke pozuar për rrjetet sociale në zyrën e saj nën tingujt e këngës “mafia, mafia”.

Por çfarë thotë KODI i Etikës:

Gjyqtari shmang sjelljen e pahijshme dhe shfaqjen e saj në të gjitha aktivitetet e tij. Si subjekt i vëzhgimit të vazhdueshëm publik, gjyqtari duhet të pranojë kufizime personale që mund të shihen si të paarsyeshme për një qytetar të thjeshtë dhe këtë duhet t’a bëjë lirshëm dhe me dëshirë.

Gjyqtari shmang cdo sjelle e cila krijon dyshimin e arsyeshëm se vendimet e tij nxiten nga motive të tjera, përtej zbatimit të drejtë të ligjit. Gjyqtari sillet me vetëpërmbajtje dhe me synim arritjen e një balance mes yë drejtave të tij si qytetar dhe kufizimeve që lidhen me fuksioni e tij.

Pika c thotë: nuk lejon që zyra e tij të përdoret për qëllime të tjera të ndryshme nga ato që lidhen me ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 31.05.2021 11:46