Policia rrugore kanë vijuar kontrollet parandaluese për goditjen dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që janë burim potencial për aksidente rrugore.
Në gamën e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore, mbetet shqetësim mosrespektimi i semaforëve, nga drejtuesit e automjetëve.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë së këmbësorëve, janë angazhuar shërbime policore, për kontrollin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë semaforët, në orare dhe vende të ndryshme.
Në vijim të kontrolleve është konstatuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe është ndëshkuar me masë administrative 20 mijë lekë të rinj, shtetasi Xh. B., për mosrespektim të semaforit.
Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo paligjshmëri./Albeu.com/