VIDEO/ Jasir Asani “çmend” Evropën, UEFA shpall golin e futbollistit kuq e zi më të bukurin e raundit

“Perla” e Jasir Asanit ndaj Polonisë është përzgjedhur si goli më i bukur i raundit.

Të shumtë janë ata futbolldashës që e konsiderojnë goditjen perfekte të “legjionarit”, si golin më të bukur të kualifikueseve deri më tani.

Goli i Asanit ishte padyshim pikënisja e një fitoreje historike ndaj Polonisë, fitore e cila u vulos nga goli i “bomberit”, Mirlin Daku, në pjesën e dytë të sfidës, duke na dhuruar kështu vendin e parë në grupin E.

Asani e fiton për herë të dytë këtë çmim duke qenë se një gol të ngjashëm e ka shënuar edhe kundër Moldavisë.

Fitues gjithashtu për çmimin si goli më i bukur, ka qenë edhe “predha” e Kristjan Asllanit, në fitoren ndaj Ishujve Faroe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by UEFA EURO 2024 (@euro2024)


Shtuar 15.09.2023 19:09