VIDEO/ I veshur me jelek antiplumb, del para Gjykatës 45-vjeçari shqiptar që vrau shokun në Selanik

Autori 45-vjeçar i vrasjes mizore të mikut të tij 50-vjeçar, në lindje të Selanikut, ka dalë sot para Gjykatës.

Sipas BW, bëhet fjalë për Leonard Refik Kurtin me origjinë nga Elbasani.

Ndaj tij u ngrit akuza e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Sipas informacioneve, 45-vjeçari me origjinë nga Shqipëria pretendon se ishte shok me viktimën dhe se mes tyre kishte pasur një sherr. Shkak i përleshjes dyshohet se kanë qenë çështjet financiare që kanë të bëjnë me viktimën dhe autorin.

Viktima dhe 45-vjeçari, me precedentë penalë, njiheshin me njëri-tjetrin dhe ishin ulur së bashku para se të ndodhte vrasja.

“Kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima. Ka pasur dy incidente të dhunshme ndaj meje nga viktima dhe jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga viktima”, tha Kurti.

Autori, i cili u dorëzua pasditen e së premtes, rreth orës 16:30, në prani të avokatit të tij, Thanasis Alexopoulos, ka treguar në polici se ku e kishte lënë makinën që po drejtonte mesditën e së enjtes dhe ku ishte arma me të cilën ka vrarë viktimën.

Sipas informacioneve, i akuzuari ka hematomë dhe të nxira në kokë nga sulmi që ka marrë nga viktima jashtë karburantit dhe për këtë është urdhëruar ekspertiza. Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur në orën 12:35 të së enjtes jashtë një karburanti në rrugën Solonos 51./Albeu,com.


Shtuar 15.07.2023 17:54