Safet Gjici është kthyer sot në kryefjalën e titujve të lajmeve në Shqipëri. Video erotike tregon socialistin, Safet Gjici, duke bërë seks oral me një grua në zyrën e tij në bashkinë e Kukësit.
Pas publikimit të videos e cila u bë virale, Safet Gjici ka njoftuar dorëheqjen nga posti i tij si kryetar bashkie në Kukës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook ai i kërkon ndjesë publike të gjithëve që e kanë parë videon, ndësra thotë se me gruan në video ka marrëdhënie intime prej kohësh.
Ai pretendon se ka rënë pre e një kurthi të përgatitur nga personat me të cilët u përball në zgjedhje.
Postimi i plotë i Gjicit
Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve.
Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam mëse i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth.
Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhëtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë.
Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jeten kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve
/albeu.com/