VIDEO/ Dy persona vjedhin në pak sekonda “Smartin” dhe zhduken

Anëtarët e një bande që merret me vjedhje makinash janë kthyer në makthin e banorëve të Nices në Greqi.

Anëtarët e bandës synojnë makinat tip “Smart” dhe kryesisht veprojnë gjatë orëve të mbrëmjes.

Ata ndjekin objektivin e tyre dhe pasi sigurohen se mund të veprojnë, hapin derën e shoferit me mjete vjedhjeje dhe më pas e shtyjnë makinën derisa të ecë përpara.

Në video-dokumentin e publikuar nga protothema.gr, duken dy burra duke hapur një makinë të zezë e cila është e parkuar në rrugën Monastriou, në Keratsini.

Një bandit, me tipare të zbuluara, hyn në derën e shoferit dhe zhbllokon timonin, ndërsa bashkëpunëtori i tij e shtyn automjetin nga kapaku.

Pas një përpjekjeje të dështuar për të ndezur makinën, ata ikin drejt rrugicës tjetër. Pasi sigurohen se askush nuk po i shikon, kthehen, e shtyjnë makinën mbrapa, më pas hipin dhe zhduken.

Vjedhja ka ndodhur 20 ditë më parë dhe Policia është në kërkim të autorëve./albeu.com

 


Shtuar 29.11.2023 21:53