Vritet me armë zjarri një grua në Prishtinë

Një grua dyshohet se u vra me armë zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Policia ka nisur hetime për zbardhjen e kësaj ngjarje tragjike.

Sipas policisë viktima u gjet në një veturë.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip  Alshiqi” në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë gjetur një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim  dhe  ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka konfirmuar për Gazetën Express, Florie Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Rajonit të Prishtinës.


Shtuar 29.11.2023 22:15

Tags: ,