Një 38-vjeçar nga Dimali është arrestuar nga policia e Beratit ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim.
Policia bën me dije se dy vëllezërit kishin kultivuar 240 bimë narkotike në oborrin e një banese, dhe kishin përshtatur një ambient të saj për tharjen e bimëve narkotike.
Si rezultat i operacionit “Brothers” u bë arrestimi i shtetasit P. D., 38 vjeç, banues në fshatin Pobrat, Dimal. Ndërkohë, vijon punon për kapjen e vëllait të tij, shtetasit A.(B.). D., 42 vjeç, banues në të njëjtin fshat.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë gjetur në oborrin e banesës së shtetasit P. D., 240 bimë narkotike, të cilat ai i kishte kultivuar në bashkëpunim me vëllanë e tij. Gjithashtu, këta shtetas kishin përshtatur një ambient të kësaj banese, për tharjen e bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 50.8 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 përforcues grushti dhe 3 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./Albeu.com