Georgina Rodriguez konfirmon faktin se në familjen e Cristiano Ronaldos ka demokraci. Ajo publikon një video ku djali i legjendës madrilene, CR7 po kërcen bashkë me dy motrat e tij me fanellën e Barcelonës të veshur.
Portugezi u bë një nga lojtarët më të urryer në Katalonjë gjatë periudhës kur ai luante për Realin por nuk mund të nxisë djalin e tij të bëjë zgjedhje që nuk i dëshiron dhe në këtë rast, vullneti i fëmijës 5-vjeçar duket se ka triumfuar.
Gjatë 9 viteve në Madrid Ronaldo shënoi 451 gola, 20 prej të cilëve Barcelonës.
/Albeu.com/