Ditën e sotme ka nisur sesioni i ri parlamentar, i cili u shoqërua me debate.
Kryetari i Partisë Demokratike ishte duke mbajtur fjalën e tij në Kuvend, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i komunikoi se koha e tij përfundoi.
Berisha nuk pranoi të largohej nga Foltorja dhe menëjherë pas tij shkuan dhe deputetët e tjerë demokratë.
Berisha nga ana tjetër i kërkoi ndihmë Albana Vokshit për tu lidhur Live me Facebook-un e tij për të vijuar fjalën. Garada e Republikës sakaq rrethoi Foltoren e Kuvendit./Albeu.com/