Berisha kërkesë delegatëve të Elbasanit: Firmosni mbledhjen e Kuvendit të PD-së

Nga “Foltorja” në Elbasan, ish-kryeministri Sali Berisha ka theksuar edhe njëherë se këto takime bëhnen për të rikthyer sovranitetin e PD-së.

“Ne synojmë të rivendosim sovranitetin tonë. Sovraniteti nuk është verbëri, nuk është parneritet apo bashkëpunim, por është të mbrojmë lirshëm mendimet, idealet dhe idetë që kemi. Sovraitet do të thotë të ecësh me dinjitet. Në këtë formë t’i absolutisht je partner i denjë për çdo forcë politike në botë. Sovraniteti është jetik për të ardhur në pushtet”, tha Berisha.

Më tej ai kërkoi nga deleganët e Elbasanit të mblidhet Kuvendi i PD-së.

“Kam një kërkesë për çdo delegat të Elbasanit, të firmosni për mbledhjen e Kuvendit të PD-së. Mund ta quani edhe kuvendin e rithemelitmit të PD-së. Ata që përzunë votën e lirë nga PD-ja, i bënë asaj një dëmtim të jashtëzakosnhëm”./albeu.com


Shtuar 8.10.2021 19:02