Mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga vrasja e 41-vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati nga partneri i saj dhe shoku i tij në Selanik.
Janë bërë publike dy video që tregojnë dy të akuzuarit për vrasje duke hedhur pak minuta pas krimit sendet personale të 41-vjeçares shqiptare në koshin e plehrave.
Këto video hedhin poshtë pretendimet e partnerit të saj i cili akuzon shohun e tij për krimin, ndërsa ka thënë se ai vetë ka qenë në gjumë.
41-vjeçarja shqiptare e cila ishte edhe shtatzënë u vra nga partneri dhe miku i tij.
Dy personat e akuzuar janë filmuar rreth orës 12:15 të mesnatës, duke hedhur në koshin e plehrave sendet perosnale të 41-vjeçares shqiptare.
Sipas hetuesisë ky veprim është bërë me qëllim që të përforcohej edhe më shumë skenari i zhdukjes së shqiptares.