Ka përfunduar pas gjuajtjes së penalltive gjysmë-finalja e dytë e Supekupës së Spanjës, mes Real Betis dhe Barcelona, ku fitues kanë dal “katalunjasit” me rezultatin 4 me 2.
Pas përfundimit të kohës shtesë me rezultatin 1 me 1, Barcelona u hodh menjëherë në sulm, në pjesën e parë të shtesës, ku në minutën e 93′, Ansu Fati i jep avantazhin Barcelonës.
Përgjigjja e Real Betis do të vinte menjëherë ku në minutën e 101′, Moron vendos baraspeshën duke e çuar ndeshjen në gjuajtjen e 11-metërshave.
Me fitimin e gjysmë-finales Barcelona tashmë do të përballet në finale me “galaktikët” e Real Madrid, në një përballje, që nuk duhet humbur. /albeu.com