VIDEO/ Plagosja në Tiranë, zbulohet identiteti i të plagosurit dhe autorit polic

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë. Paraprakisht raportohet se një person ka mbetur i plagosur në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur te Komuna e Parisit.

I lënduar ka mbetur shtetasi Lorenc Kosta, 45-vjeç, i cili ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa autori i dyshuar është oficeri i policisë Erion Goxhara.

Goxharaj pasi ka plagosur në trotuar Loren Kostën, është larguar nga vendngjarja.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po i jepet ndihma e parë të plagosurit. Sakaq, grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

Burime për Albeu.com bëjnë me dije se dyshohet shkak per plagosjen eshte fakti qe 45-vjeçari i ka ngacmuar partneren.


Shtuar 19.08.2024 15:22