VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet pas bastisjes së shtëpisë nga oficerët e BKH-së

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, po flet për akuzat e SPAK ndaj tij për lidhje me bandën e Suel Çelës.

Hoxha dha detaje për bastisjen që iu bë në banesë dhe komunikimin me oficerët e BKH-së.

“Në mëngjes vijnë oficerët e policisë gjyqësore. I kam pritur gjithë natën. E dija që të premten. Më thanë për arrest me burg dhe u përgatita. Gabimi që kam bërë unë është që kam shkuar shumë larg dhe kam shkuar shumë thellë. Nga ata brenda më erdhi njoftimi, mbase ka menduar që të ikja. Unë nga SHBA erdha.

Kam qenë në fushatën e presidentit që fitoi zjedhjet.

Oficerët e BKH, ishin të njëjtët që u dorëzova kasetën e 21 janarit. Do të bënin detyrën, pozicioni i tyre. Më komunikuan vendimin. U vura në dispozicion çdo gjë. Më bënë përshtypje disa gjëra. Po shihja TV a po rridhte gjë, nuk kishte akoma. Mu kujtua a kam armë, u thashë jo. U thashë kam vetëm disa gëzhoja që kam marrë në vendin ë ngjarjes si trofe dhe disa predha që më kanë sjellë si kërcënim me zarf.

Predha nga disa ngjarje. Unë kam 30 vjet.

Kisha shumë materiale të SKY që nuk i kam nxjerrë pasi kam respektuar vendimin e SPAK, sekretin hetimor.

Më pyetën a keni kasafortë. Për cfarë më duhet kasaforta mua? I nxorra portofolin, ja ku i keni të ardhurat e mia.

Unë kam harddisqe me qindra orë filmime. Kam një arkivë të tërë, kur nuk kam futur këto, çfarë mendoni se mund të fus unë?

Mbase ishte ideja mos kisha euro dhe dollarë… Pas kontrollit të banesës, u sekuestruan sendet, del lajmi që jam arrestuar. Doli Berisha në konferencë shtypi, nuk më shqetëson, e dija. Kryesisht mediat pro qeverisë dhe bashkisë.

Kur mu dorëzua vendimi, thuhet qartë, aktet hetimore janë sekret, urdhërohet ruajtja e sekretit, mospublikimi i të dhënave dhe nëse publikohen fillon ndjekje penale. Çdo media që i ka nxjerrë duhet të fillonte ndjekje penale.

Na thirrën sërish në SPAK, na thanë se kontrolli ishte i paligjshëm dhe na kthyen sendet.

Dosja e hetimit u shpërnda qëllimisht”.


Shtuar 2.12.2024 22:18