Një tragjedi ka ndodhur në Greqi këtë të mërkurë. Nga videot shihet momenti kur treni i pasagjerëve shpërthen në flakë.
https://www.youtube.com/watch?v=nsAIrpa5gVE&t=1s
Aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të Tempes, ku treni i pasagjerëve që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 persona në bord u përplas me një tren mallrash pranë qytetit të Larisës.
Sipas mediave greke bëhet fjalë për 36 viktima dhe dhe 85 të lënduar.
Në mesin e te lënduarve nga aksidenti tragjik në Greqi janë edhe disa shqiptareë. Këtë e ka konfirmuar për AlbEu.com, ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga.
“Ka disa shqiptarë të lënduar në Greqi, viktima për momentin asnjë”, ka thënë ajo.