Video/ 27-vjeçarja influencere kolumbiane vritet me armë në mes të rrugës, i zënë pritë në semafor nga dy persona që hapën zjarr dhe…

Një influencere nga Kolumbia është qëlluar për vdekje në mes të rrugës, teksa ndodhej në makinën e saj duke pritur në një semafor.

Policia ka vënë në pranga një person të dyshuar, por ende nuk dihen shkaqet e këtij vrasjeje të ftohtë.

Të lidhura

None found

Dy persona i ngritën pritë 27-vjeçares Angie Marcela Ramírez Vargas dhe e qëlluan nga një distancë e afërt, në momentin që ajo ndodhej e ndaluar në semafor pranë një qendre tregtare plot me njerëz në qytetin Pitalito, në jug të Kolumbisë.

Sipas rrëfimeve të personave që ndodheshin në vendngjarje, një motoçikletë me dy persona u afrua pranë mjetit të saj dhe individi që udhëtonte si pasagjer qëlloi me armë në drejtim të gruas së re.

Pas breshërisë së plumbave, vetura e Angie-s lëvizi edhe për pak metra para se ajo të mos arrinte ta kontrollonte më mjetin, sipas mediave vendase, duke përfshirë edhe Caracol.

Forcat e policisë izoluan menjëherë zonën dhe filluan një operacion për kapjen e autorëve. Një burrë 48-vjeçar u arrestua ndërsa po fshihej mes shkurreve dhe dyshohet të jetë personi që kreu të shtënat. I dyshuari tjetër arriti të largohej me vrap ndjekur shtegut të lumit dhe autoritetet po vijojnë kërkimet për ta gjetur.


Shtuar 28.07.2026 17:10

holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişAnkara EscortGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetMadridbetjojobetcratosroyalbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibom