Vettingu i politikanëve, Xhaferaj: Këtu të jesh i ndershëm të shohin si të pazotë

Deputeti dhe kryedemokrati i Durrësit, Ferdinand Xhaferaj komentoi tre propozimet e PD-së në lidhje me ndryshimet kushtetuese duke theksuar se ato janë tre ndërhyrje që i rikthejnë legjitimitetin e votës së shqiptarëve dhe i shërbejnë së ardhmes.

Xhaferaj tha në Top News se vettingu ndaj politikanëve i kërkuar nga PD, do të pastrojë përfundimisht politikën nga personat e inkriminuar, kurse komisioni hetimor për zgjedhjet elektorale do të zbulojë sipas tij maskaradën e ndodhur atë ditë.

Ai u shpreh se PS u la të ndryshonte vullnetin e qytetarëve pasi PD kishte ndërkombëtarët kundër dhe vendimi i kryedemokratit Basha ndaj Berishës lidhet pikërisht me këtë qasje të aleatëve ndaj Partisë Demokratike. “PD ka marrë një numër rekord votash në 25 prill, por PS u la të bënte ato që bëri duke vjedhur zgjedhjet. Unë nuk njoh asnjë parti që pas tetë vitesh opozitë të rrisë votat. Kjo tregon maskaradën e zgjedhjeve, prandaj duhet grupi hetimor.

Kemi patur 15 mijë shqiptarë që u morën në punë më kontatë provizore,. 20 mijë familje që u futën në skemën e ndihmës ekonomike, 11 milion dollar që u ndanë 20 ditë para zgjedhjeve. Këto konceptojnë maskaradën dhe duhet të hetohen. Reforma zgjedhore do të garantojë që këto të mos përsëritën më. E vetmja forcë në dorën e popullit është vota”, tha Xhaferaj duke shtuar se vettingu për politikanët është domosdoshmëri pasi në Shqipëri, të jesh i ndershëm konceptohet gjerësisht si të jesh i pazotë.

Në lidhje me tre propozimet e PD-së, siç janë reforma territoriale; hetimi i zgjedhjeve dhe vettingu ndaj politikanëve, Xhaferaj tha se do ishte gabim që ato të perceptoheshin vetëm si reforma të PD-së, pasi duhet të kenë një miratim të gjerë politik.

I pyetur në lidhje me lëvizjen e Berishës, Xhaferaj tha se foltoret e tij janë të vendosura keq në kohë. Sa efekt i bën PD-së një duel ish-kryetar dhe kryetar? Foltorja në shtator-tetor të 2021 është e vendosur keq në kohë. Foltorja  e kishte kuptimin e saj me të gjithë forcën në periudhën prill-qershor. Pamë kandidatët për kreun e PD që lëvizën me foltore gjithandej në Shqipëri. Me këto foltore dhe Kuvendin Kombëtar u mbyll historia e foltoreve në PD. Është normale që Berisha i mbush sallat, e kundërta do të tregonte se në PD nuk ka demokraci. Por mbushja e sallave tani është jashtë kohe”, tha Ferdinand Xhaferaj./albeu.com


Shtuar 22.10.2021 19:02