Foto ilustruese
Pasditen e sotme ne fshatin Dërmënas të Fierit, një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në banesë.
Dyshohet se shtetasi me iniciale Z. G., 55 vjeç, është vetvrarë.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 16:00, në fshatin Dërmënas, Fier, dyshohet se në banesë është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasi Z. G., 55 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com