Aktori i njohur, Dave Courtney, i ka dhënë fund jetës së tij. Lajmin e trishtë e kanë konfirmuar familjarët e tij, të cilin e kanë gjetur të vrarë në banesë. Vitet e fundit, ai vuante nga kanceri dhe artriti.
Courtney, i njohur ndryshe dhe si gangsteri i Londrës, një ish-anëtar i Bandës Richardson , u gjet i vetëvrarë i në shtëpinë e tij në Camelot Castle në Plumstead.
Mediat e huaja shkruajnë se lajmi u bë publik nga familjarët në llogarinë e tij personale në “Instagram”, ndërsa në një postim të dytë ata tregojnë se ai zgjodhi këtë rrugë për mos qenë barrë për familjen.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Dave Courtney në moshën 64-vjeçare. Dave u nda nga jeta në mënyrë tragjike në orët e para të së dielës më 22 tetor, me një armë zjarri në shtëpinë e tij në Camelot Castle në Plumstead”- shkruhej në “Instagram”.
“Detajet rreth organizimit të funeralit do të jepen në kohën e duhur. Familja e tij kërkon respekt gjatë kësaj periudhe zie”, shkruhet më tej në postimin e hedhur nga familjarët në rrjetin e tij social