Jamarbër Malltezi dërgohet tek paraburgimi “313”

Jamarbër Malltezi, i cili një ditë më parë u la në masën e sigurisë “arrest me burg”, është dërguar në paraburgimin 313 në Tiranë.

Ditën e djeshme, Jamarbër Malltezi dhe ortaku i tij, Fatmir Bektashi dolën para GJKKO-së, e cila la të pandryshuar masën e sigurisë.

Për Bektashin Gjykata ka kërkuar “Detyrim paraqitje” si dhe i ka ndaluar daljen nga Shqipëria.

Gjatë seancës gjyqësore Malltezi ka mohuar akuzat ndërsa ka thënë se nuk e dinte ai që ishte armiku.

Siaps tij të gjitha proceduart për privatizimin e ish-klubit Partizani janë të rregullta, madje janë firmosur nga kryeministri Edi Rama, i cili në aë periudhë mbante postin e kreut të Bashkisë së Tiranës.

Nuk e dija që isha unë armiku. Të gjitha procedurat për privatizimin e objektit, kanë nisur në vitin 2000. Inventarizimi është firmosur nga kryeministri aktual Edi Rama, që ne atë kohë ishte kryetar bashkie. E gjithë prona nuk ka qenë zonë sportive, siç pretendon prokuroria, por ka qenë pjesërisht sportive dhe pjesërisht banimi. Zona sportive ka qenë me uzurpues të paligjshëm i cili pretendonte se e kishte të regjistruar shoqëri aksionere Kf Partizani. Vetë Ministria e Mbrojtjes në kohën e Pandeli Majkos ka hapur një proces gjyqësor në gjykatën e Tiranës. Në atë kohë gjykata shfuqizoi Kf Partizanin të regjistrohej si shoqëri aksionere. Unë jam Profesor Doktor dhe jetoj në Shqipëri edhe pse kam patur mundësi të largohem. Hetimi prej vitit 2020 po mbahej qëllimisht dhe unë kam qenë në dijeni të këtij procedimi”, ka thënë ndër të tjera Malltezi.

/AlbEu.com/


Shtuar 24.10.2023 12:01