Vetëplagoset me armë zjarri një 85-vjeçar në Mat

Mbrëmjen e djeshme, në Mat, një 85-vjeçar me iniciale D. H.,  është vetëplagosur me armë zjarri në shtëpinë e tij. Ai ndodhet në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes armën e zjarrit, si dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Mat/ informacion paraprak

Në orët e vona të mbrëmjes datë 16.05.2021, është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi D. H., rreth 85 vjeç, banues në Mat, i cili në një ambient pranë banesës së tij , dyshohet se aksidentalisht   është vetëplagosur me armë zjarri.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes armën e zjarrit, si dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 17.05.2021 08:50