Vetëm pak orë para protestës së 20 shkurtit, në hyrje të kryeministrisë janë marrë masat duke “blinduar” institucionin.
Në pamje duket se kanë nisur punimet për “izolimin” e Kryeministrisë, pikërisht aty ku do të nisë edhe protesta.
Kjo nuk është herë e para që merren këto masa, pasi edhe në protestat e mëparshme dera kryesore e Kryeministrisë është “blinduar”.
Pak ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sloganin e protestës së 20 shkurtit.
Ai i ka bërë thirrje shqiptarëve për mosbindje civile ndaj kryeministrit Edi Rama për dinjitetin e shqiptarëve.