Vetëm një “copë xhami”, zbulohet skica e parë e iPhone 14 (FOTO LAJM)

Kanë nisur të qarkullojnë në internet skicat e para të iPhone 14, që pritet të dalin shumë shpejt në treg.

Prezantimi i modelit të rradhës të iPhone, është disa muaj larg por me skicat e zbuluar adhuruesit e Apple mund të shohin pamjen e parë.

Produkti i ri “iPhone 14” do të jetë një telefon i gjithi prej xhami. Përmasat pritet të jenë të njëjta, por i përthyer në cepa duke i dhënë formë të njëtrajtshme nga të gjitha anët.

Ajo çfarë e bën të veçantë këtë model të ri është se do të jetë si një ekran i vetëm, dhe në të njëjtën kohë mund të prekni çdo cep të telefonit dhe ta përdorni atë për disa funksione.

Firma ka paraqitur patenta të shumta për ekranet me mbështjellës xhami dhe duket se po punon gradualisht drejt një versioni për t’u lëshuar në publik. Apple pritet të lëshojë iPhone 14 shtatorin e ardhshëm./albeu.com/


Shtuar 29.11.2021 15:36