Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës nga Gjykata e Posaçme.
Në një postim në “Twitter”, Bardhi thotë se ky është hapi i parë për vendosjen e drejtësisë për aferën korruptive të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Sipas tij, SPAK është në rrugën e duhur, teksa shton se fraza “askush mbi ligjin” është më afër se kurrë.
Reagimi:
Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është vetëm hapi i parë, por i domosdoshëm, i rrugës për të bërë drejtësi për aferën korruptive të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt. Paratë e vjedhura qytetarëve duhet të kthehen në buxhetin e shtetit.
Përgjegjësit për këtë aferë duhet të përballen me drejtësinë. SPAK është në rrugën e duhur për të berë realitet ndëshkueshmërinë e çdo zyrtari të lartë të korruptuar. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë.
&
1/2. Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është vetëm hapi i parë, por i domosdoshëm, i rrugës për të bërë drejtësi për aferën korruptive të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt. Paratë e vjedhura qytetarëve duhet të kthehen në buxhetin e shtetit.
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) August 1, 2023